Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin e INSTAT për papunësinë.
Rama shkruan se sfidë është për ta ulur akoma më shumë numrin e personave të papunë, ndërsa objekti ambicioz për të rritur pagat.
“INSTAT nxori dje shifrën e re të papunësisë dhe pa pasur as më të voglën vetëkënaqësi, sepse sfida mbetet e jashtëzakonshme e komplekse - duke filluar nga domosdoshmëria për ta ulur më tej papunësinë, tek nevoja për të rritur mbrojtjen e punonjësve si edhe objektivi ambicioz që pagat e ulëta të rriten gjithashtu - qëndron sidoqoftë fakti i pamohueshëm që në drejtim të punësimit vazhdon vit pas viti një kthesë themelore drejt një të nesërmeje shumë më të mirë se sa e sotmja”, shkruan Rama.
Sipas INSTAT ky është një rekord historik pas papunësia ka arritur në 12.5%.