Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka përshëndetur marrëveshjen Tsipras-Zaev për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë.
Në një njoftim për shtyp, Kryeparlamentari Ruçi citon se “emri ‘Republika e Maqedonisë Veriore’, është vizion e vullnet për paqen e prosperitetin në rajon. Mirëkuptim i fqinjëve, frymëzim për të gjithë vendet e rajonit. Cipras dhe Zaev, politikanë vizionarë e vullnetmirë”. /ATSH