Elena Xhina: Nuk kam kaluar tek PS, votoj sipas bindjeve personale - Bota Sot
Elena Xhina: Nuk kam kaluar tek PS, votoj sipas bindjeve personale

Shqipëria

E hënë, 24 shtator 2018

Elena Xhina: Nuk kam kaluar tek PS, votoj sipas bindjeve personale

Më: 18 qershor 2018 Në ora: 14:33
Elena Xhina

Elena Xhina, deputetja e zgjedhur në Qarkun Elbasan si përfaqësuese e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, thotë se nuk ka kaluar në grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe pse nuk është kontaktuar nga drejtues të kësaj partie për një lëvizje të tillë.

“Unë nuk kam bërë asnjë lëvizje politike. Në momentin, nëse unë do të bëj një lëvizje politike, do të jem unë personalisht që do të japë një deklaratë të tillë. Nuk më është kërkuar absolutisht një lëvizje e tillë. Nuk jam kontaktuar nga përfaqësues të PS-së, përveç kontakteve të përditshme të punës që kemi. Lidhur me lëvizje politike jo”

Veten, Elena Xhina e shikon te grupi i deputetëve të pavarur. Ajo thotë se prej shumë kohësh nuk ka kontakte me përfaqësues të lartë të PDIU-së.

“Realisht edhe me ata jo. Edhe nga ana e tyre u deklarua që ne jemi me PS-në. Aktualisht jam në grupimin e deputetëve të pavarur, si teknikisht për shkak se PDIU nuk ka grup parlamentar, po ashtu edhe teorikisht”

Në Parlament ligjvënësja ka mbështetur gjithmonë nismat e mazhoranës socialiste. Por thotë se vendimet e saj bazohen në analizën ligjore.

“Çdo projektligj që për mua është i vlefshëm nga ana ligjore, është në përmbushje të kërkesave të publikut dhe të votuesve, do të votohet nga ana ime. Unë nuk i shoh projektligjet e ndikuar politikisht, nëse duhet t’i votoj apo jo. I shikoj nga ana ligjore dhe nga përmbajtja e tyre se sa të vlefshme janë për publikun”

Kalimet nga një parti në tjetrën nuk janë fenomene të reja në jetën politike. Në ceremoninë e nisjes së punimeve të Rrugës së Arbrit, deputetja e partisë që mbron interesat e komunitet çam në Shqipëri Reme Lala, deklaroi publikisht se i bashkohet PS-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test