Fuga - ministres Kumbaro: Ik, ik, ik! Shporru fantazëm e antikulturës nga bota shqiptare

Shqipëria

Fuga - ministres Kumbaro: Ik, ik, ik! Shporru fantazëm e antikulturës nga bota shqiptare

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 11:00
Artan Fuga dhe Mirela Kumbaro

Artan Fuga, pedagogu dhe akademiku i njohur ka qenë një nga mbështetësit kryesor kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Kur kanë kaluar dy ditë nga miratimi mes tensionit nga opozita të projektligjit për Teatrin Fuga përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, i është kundërvirë ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

“Prisja të paktën abstenim, se me shumë as shpresoja, nuk mund të ngrejë dorën e shkatërrimit nënpunësi që i kanë besuar krijimin”, – shkruan ndër të tjera Fuga.

“Per teatrin: Lezja mbi buldozer

Zoti e deshi qe tre ish kryeministra te shprehen kunder. Me qarte nuk duhej.  Pandeli Majko për atë që refuzove të marrësh kazmën në dorë je ne zemren time. Me qarte Zoti nuk mund te n’a e jepte shenjen se kemi arritur fundin, pra do te ringrihemi. E shoh qarte teknologjine e ringritjes. Me nje ministre hipur ne eskavatorin e pushtetit qe nuk i takon po kthen ne qereste art, kulture, trashegimi. E fshire nga ndergjegja. As hunet nuk na kane sjelle kete rrenoje qe po i sjellim vetes. Prisja te pakten abstenim, se me shume as shpresoja, nuk mund te ngreje doren e shkaterrimit nepunesi qe i kane besuar krijimin. Cfare thua!!! Ik, ik, ik, Bertas ne enderr me termet. Nje hije leviz ne makth. Shporru fantazem e antikultures nga bota shqiptare! Ik te mos mbetesh pa falje.

Futu ne manastir kallogre, e lutu pa fund, shekuj te perbuzin.” – shkruan Fuga.

Argumenti bazë pse qeveria kërkon shembjen e godinës 73-vjeçare të Teatrit Kombëtar, është vjetërsia e saj dhe fakti që sipas tyre “nuk e mbajnë këmbët”. Dhe për këtë qeveria ka vendosur t’ia kalojë në dorë privatit, fatin e një objekti që mbart historinë kulturore të një populli.

Kompania “Fusha” ka marrë përsipër shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një godine të re, dhe në këmbim qeveria, tashmë me ligjin e miratuar të enjten në seancën 12 orëshe, i jep pronën publike pas teatrit për të ndërtuar disa kulla. Aktorët, qytetarë të zakonshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile e kundërshtuan me një sërë protestash, dhe një peticion këtë projektligj, i cili kaloi vetëm me 75 votat e mazhorancës socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat