Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita e bashkuar është mbledhur sot në qytetin e Durrësit, duke bojkotuar seancën e Kuvendit, ku po diskutohet dekreti i Presidentit Ilir Meta për lojërat e fatit.
Nga qyteti bregdetar, kryetari i opozitës ka folur për aksionin opozitar si dhe vettingun në politikë.
“PD do publikoje fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për ti përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha kreu i PD-së Basha nga Durrësi. Duke u fokusuar tek domosdoshmëria për vetinngun ne politikë, Basha iu drejtua Gramoz Ruçit.
“Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi tash e pesë ditë refuzon të botojë në faqen online projektligjin për vettingun e politikaneve dhe relacionin përkatës…Në emër të opozitës i jap këtë ultimatum Gramoz Ruçit: ‘Respekto rregulloren e Kuvendit, boto online propozimin ta shohin të gjithë shqiptarët…”
Basha solli një panoramë tjetër lidhur me hetimet ndaj Saimir Tahirit. “Për Olsin (vëllain e kryeministrit) dhe prej Olsit bredh i lirë Saimir Tahiri…”.
Basha dha një përgjigje publike pretendimit te socialistëve se pse ajo nuk ka përfshire ne draft përfshirjen e hetimit te pasurisë së familjarëve. Sipas tij, kjo gje mund të bëhet edhe sot nga organi I akuzës. “…SPAK dhe Byroja e Hetimit e kanë juridiksionin e tyre dhe prokuroria mund të hetojë familjarët ndaj pretendimi se opozita kërkon të pengojë hetimin e familjarëve është gjëja më e trashë”, tha ai.