13-vjeçarja mbrëmë në Tiranë u vra me çifte, babai: E gjeta pajetë - Bota Sot
13-vjeçarja mbrëmë në Tiranë u vra me çifte, babai: E gjeta pajetë

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

13-vjeçarja mbrëmë në Tiranë u vra me çifte, babai: E gjeta pajetë

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:18
Ilustrim

Sipas mediave  13-vjeçarja që ndërroi jetë mbrëmë në rrethana të paqarta është qëlluar me çifte, pasi i janë gjetur saçme në trup. Edhe babai i vajzës deklaron se e bija është vrarë me armë, pasi ka konstatuar plagët në trup.

Vajza kishte plagë në trup dhe është qëlluar me armë zjarri

Xhevat Braja-babai i vajzës: Familjarët shprehen për Report Tv se Kasandra Braja ishte në banesë me vëllanë dhe nusen e tij, të cilët janë shurdhmemecë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk kanë dëgjuar asgjë, ndërsa është gjetur e vdekur në divan nga i ati, kur u kthye nga puna pasditen e djeshme.

Në shtëpi ka qenë vëllai i vajzës dhe nusja e tij. Xhevat Braja kur është kthyer nga puna e ka gjetur vajzën të shtrirë dhe pa shenja jetë në divan.

Familjarët e 13-vjeçares:  Pistat ku po hetohet janë dy; dyshohet se mund të jetë qëlluar nga ndonjë prej familjarëve ose një person nga jashtë ka shkuar dhe e ka vrarë me çifte dhe më pas është larguar dhe vëllai e nusja nuk kanë dëgjuar gjë.

Vëllai dhe nusja ishin në dhomën tjetër të banesës, ndërsa do të merren në pyetje nga një ekspert i shenjave.

Ngjarja u regjistrua mbrëmë në zonën e Babrrusë, aty ku e mitura jetonte bashkë me prindërit e saj në kushte të vështira ekonomike. Fillimisht u raportua se vajza është gjetur nga babai me plagë thike në trup dhe më pas është shoqëruar për në spitalin e Traumës, ku ka humbur edhe jetën.

Por i ati u shpreh sot se vajzën e gjetur të vdekur dhe se ishte qëlluar me armë. Policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test