Prokurorët refuzojnë KLP-në, Arta Marku rihap sërish garën

Shqipëria

Prokurorët refuzojnë KLP-në, Arta Marku rihap sërish garën

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:30
Arta Marku

Refuzimi i prokurorëve për të aplikuar për Këshillin e  Lartë të Prokurorisë brenda afatit 15 ditor të  vendosur nga ligji në shpalljen publike të kryeprokurores Arta Marku, ka detyruar këtë të fundit të rihapë garën.

Marku ka kërkuar që shpallja e re ti dërgohet çdo prokurori në e-mailin zyrtar, duke i ftuar  vartësit e saj të aplikojnë për të zëvendësuar vakancën nga prokuroritë e Apelit.

Kjo vakancë është krijuar pasi për shkak të vettingut nga tre kandidatë nga prokuroritë e apeleve vetëm një është konfirmuar në detyrë ndërsa dy të tjerët kanë “ngecur” në rrjetën e vettingut.

Me 24 shtator 2018 prokurorja e përgjithshme Arta Marku hapi garën duke i bërë ftesë vartësve të saj të aplikojnë për tu bërë pjesë e KLP-së brenda 15 ditëve.

Por kur ky afat skadoi më 10 tetor asnjë prokuror nuk aplikoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat