Laboratori i heroinës në Has, edhe 3 turq të përfshirë - Bota Sot
Laboratori i heroinës në Has, edhe 3 turq të përfshirë

Shqipëria

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Laboratori i heroinës në Has, edhe 3 turq të përfshirë

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 11:02
Laboratori i Heroinës në Has

Për Laboratorin e Heroinës në Has policia ka arrestuar 6 shtetas mes të cilëve edhe një shtetas Turk.

Burime të Report thonë se në këtë grup criminal janë të përfshirë 3 shtetas turq.

Ata mendohet se kishin rolin kyç në nxjerrjen e heroinës, pasi njëri prej tyre dyshohet se ishte kimist, ndërkohë që të tjerët siguronin bimën e Opiumit nga Afganistani.

Njëri nga 3 shtetasit turq që është arrestuar thuhet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të opiumit në Shqipëri.

Deri më tani për laboratorin e Heroinës janë arrestuar Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Bisho Cela dhe V. Bushati. Arrestimi i trukut, e con në 6 numrin e personave të ndaluar ndërkohë që në kërkim janë edhe disa persona të tjerë. Brenda laboratorit të drogës në Brenog të Hasit, janë gjetur më shumë se 100 kg heroinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test