Me banim në Tiranë por kapet me drogë në Berat. Emri

Shqipëria

Me banim në Tiranë por kapet me drogë në Berat. Emri

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 09:17
Policia e Beratit

Policia e Beratit ka ndaluar një të ri nga Tirana për trafik të lëndëve narkotike.

Një 25-vjeçar, banues në lagjen "Allias" të Tiranës është arrestuar nga policia e Beratit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi I policisë, Virjon Cora, u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Benz ML i'u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat