Opozita greke vijon ende me “misterin” e vrasjes së Kacifas, i kërkojnë llogari Tiranës

Shqipëria

Opozita greke vijon ende me “misterin” e vrasjes së Kacifas, i kërkojnë llogari Tiranës

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 14:40
Kacifas, Kyriakos Mitsotakis

Kryetari i Demokracisë së Re (partia kryesore e opozitës) Kyriakos Mitsotakis vijon ta cilësojë si vrasje të një minoritari grek vdekjen e Konstandinos Kacifas, e cilas sipas tij mbetet ende e paqartë.

Në një deklaratë të tij, Mitsotakis duket se është i pakënaqur nga reagimet e Tiranës zyrtare dhe thotë se Shqipëria duhet të shpjegohet më saktë për vdekjen e Kacifas në Bularat.

“Qëllimi me armë dhe vrasja e një anëtari të minoritetit grek në Shqipëri, krijojnë një hendek dhe kemi rrethana të paqarta, të cilat duhet të shpjegohen nga autoritetet shqiptare. Disa deklarata nga ana e tyre nuk e ndihmojnë situatën dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të mbahen e jo të përkeqësohen nga veprime e deklarata të tilla”, tha Mitsotakis, duke folur për gazetën “Politika” të Beogradit.

Kujtojmë se minoritari grek 35 vjeçar u qëllua për vdekje nga RENEA, teksa nuk ju dorëzua thirrjeve të policisë dhe madje qëlloi mbi forcat speciale. Ditën e enjte në varrimin e Kacifas, situata doli jashtë kontureve të një ceremonie mortore. Qindra grekë kishin ardhur në fshatin e vogël të Gjirokastrës dhe të shumta ishin dhe thirrjet e mesazhet raciste e anti- shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat