Paraditen e sotme gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë seancën për Izet Haxhinë.
Haxhia ka kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese dhe gjykimin nga një trupë që ka kaluar procesin e vettingut.
“Dua të gjykohem nga gjyqtarë që kanë kaluar vetingun”, ka thënë ai.
Por edhe avokati i tij Bashkim Nikolla bëri të njëjtën kërkesë.
“Mund të merret nga Apelet e rretheve të tjera që e kanë këtë atribut dhe mund të zgjidhet një treshe të një trupi gjykues që ta gjykojë. Është një rast i përligjur edhe herë të tjera.
Kjo është një kërkesë e klientit time dhe është plotësisht e përligjur, pasi në kërkesën që i paraqita gjykatës janë të treguara me detaje shkaqet përse duhet të jetë nga vetingu.
Një nga shkaqet është sepse e gjithë kjo trupë gjyqësore që vazhdon të kryejë detyrën është krijesë e politikës shqiptare. Edhe procesi që unë përfaqësoj i Izet Haxhisë ka ngjyrime politike”, tha ai.