Idriz Humolli – veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Sporti

Idriz Humolli – veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 19:20
Idriz Humolli – veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Në vitet e 90-ta, trajnerët dhe veprimtarët sportivë, iu përveshën punës si kurrë më parë, për t’i zhvilluar garat e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër i thanë jo një herë e përgjithmonë garave me ish Jugosllavi dhe me klubet e Serbisë.

Idriz Humolli i takon Gjeneratës së Republikës së Kosovës. Humolli është emblema e sportit të bodibildingut.

Ai kontriboi në vitet e 90-ta (1991-1999) me shumë shokë për të mbajtur gjallë këtë sport, që është shumë i kushtueshëm dhe për regjimin serb ishte i papërshtatshëm në çdo aspekt.

Humolli, një burrë i rrallë, i fjalës, personalitet që nuk e ka shoqin, vizionar, ashtu si mundi edhe e veproi në vitet më të rënda.

Ai së bashku me mijëra sportistë shqiptarë, kush më shumë e kush me pak, dhanë kontributin për sportin dhe shtetin e Kosovës.   

Humolli ka botuar librat për bodibilding në vitin 1986 dhe në vitin 1993, libra shumë domethënës dhe të pasur për bilderë dhe bildere. Njeriu që me mish e më shpirt iu përkushtua dhe i përkushtohet këtij sporti. 

Ai ishte halë në sy për regjimin kriminal serb për faktin se i pengonin aktivitetet e tija, sidomos në vitet e 90-ta.
Nuk duhet harruar faktin, se Humolli me këtë sport të bukur trupor, filloi në vitin 1967, ndërsa ishte nismëtar kryesor i themelimit të klubit të parë në Kosovë në vitin 1976, dhe gjithashtu në vitin 1982 e mori nismën dhe e themeloi  Federatën e Bodibildingut të Kosovës.

Humolli është krenar për sakrificën, kontributin që dha për bodibildingun dhe sportin në përgjithësi në vitet më të vështira. Ai është i lumtur që sot sportistët tanë marrin pjesë në garat zyrtare ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat