Kamza mirëpret bodybilldingun

Sporti

Kamza mirëpret bodybilldingun

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Kamza dhe Pallati i saj i Kulturës rikthehen përsëri në qendër të vëmendjes së aktiviteteve të Badibilldingut dhe Fitnesit. Këtë herë bëhej fjalë për një kampionat ndërkombëtar, që vinte menjëherë pas Kupës së Europës zhvilluar në Tiranës, apo dhe garës ndërkombëtare në mundjen e krahut.

Në këtë kampionat ndërkombëtar kanë marrë pjesë sportistë të mëdhenj, madje duke përfaqësuar edhe shtresat vulnerabël. Bëhet fjalë për njerëz me aftësi të kufizuar, të cilët ditën të tregonin muskujt e tyre.

Është konkurruar në kategorinë e profesionistëve si për meshkuj, ashtu dhe për femra, ndërsa fitues ishin Granit Kuleta, Granit Hasani, Nikoleta Vusuroviç dhe për njerëzit me aftësi të kufizuar fitues doli malazezi Almedin Bahoviç.

Përveç kupave dhe medaljeve për fituesit ka patur dhe vlera monetare, shifër e cila shkonte deri në 20 mijë euro. Marin Meksi, zyrtari i Federatës Botërore të Badibilldingut, bëri moderimin e kampionatit, ndërsa fituesit janë shpallur nga një juri me kryetar Kushtrim Bajraktaraj, që është Kampion Bote në këtë disiplinë sportive..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat