Naim Lepaja - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Basketboll

Naim Lepaja - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 19:06
Naim Lepaja - gjyqtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Gjyqtarët e kishin një barrë të rëndë në vitet e 90-ta (1991-1999), sepse përveç që sfidonin veten në livadhe dhe fusha të improvizuara, në anën tjetër ishin shumë të rrezikuar nga regjimi kriminal serb.

Naim Lepaja i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ishte ndër gjyqtarët më të mirë të basketbollit, duke e kryer misionin me sukses.

Ai sakrifikoi gjithçka për të mirën e basketbollit dhe të sportit në përgjithësi.

Lepaja, burrë i fjalës, këmbëngulës dhe asnjëherë nuk u tremb nga kërcënimet e regjimit serb. 

Ai me shumë shokë pothuajse ishin në vijën e parë të frontit sportiv, duke iu kundërvu agresorit serb.

Sot ndihet i lumtur që i takoi një periudhe sa të rëndë aq edhe të lavdishme, që mbajtën gjallë basketbollin dhe sportin e Republikës së Kosovës, në kushte të rënda dhe rrethana lufte, për faktin se në çdo çast përballeshin me pushtuesin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat