Rrihen në Shqipëri, dënohet amerikani

Basketboll

Rrihen në Shqipëri, dënohet amerikani

Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:54
Rrihen në Shqipëri, dënohet amerikani

Komisioni i Disiplinës pranë FSHB-së ka marrë vendimin për incidentin e ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Parë, ndërmjet Kamzës dhe Elbasanit, takim i zhvilluar më datë 15 maj në palestrën e Bathores.

Ndeshja, siç dihet, u ndërpre pas një sherri në parket, teksa lojtari i Elbasanit, Bruno Skëndaj, përfundoi pa ndjenja pasi u godit me grusht nga lojtari amerikan i Kamzës, Marcanvis Hymon.

Ky i fundit është dënuar nga disiplina me 1 vit përjashtim dhe 100 mijë lekë gjobë. Me nga 6 muaj janë pezulluar edhe lojtarët e Elbasanit Çela dhe Uruçi, ndërsa pezullimit nuk i kanë shpëtuar as gjyqtarët dhe vëzhguesi.

Më poshtë ju pasqyrojmë vendimin e plotë të Disiplinës për grushtet në Bathore:

1- Lojtari Hymon (Kamza) dënohet me një vit përjashtim dhe 100.000 (një qind mijë) lekë gjobë.

2- Lojtari Ramiz Uruçi i ekipit Elbasani dënohet me 6 muaj përjashtim dhe 70.000 (shtatëdhjetë mijë) lekë gjobë.

3- Lojtari Çela i ekipit Elbasani dënohet me 6 muaj përjashtim dhe 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë gjobë.

4- Lojtarët Davis (Kamza), B.Skëndaj dhe L.Skëndaj (Elbasani) dënohen me 30.000 (tridhjetë mijë) lekë gjobë secili.

5- Lojtarit Davis të ekipit Kamza Basket, i tërhiqet vëmendja se në rast përsëritjeje do të marrë masë maksimale ndëshkuese, për shkak të agravimit të situatës.

6- Gjyqtarët e ndeshjes, Olti Kasmi dhe Ani Balliu, për neglizhencë dhe mosreagim për parandalimin e sulmeve fizike, të pezullohen për një periudhe 2 (dy) javore.

7- Komisari i ndeshjes, Arben Kasmi, për mosrelatim të saktë të situatës ndaj gabimeve dhe neglizhencës së gjyqtarëve të fushës, të pezullohet për një periudhe 2 (dy) javore.

8- Përsëritjen e ndeshjes Kamza Basket-Elbasani, në një datë të përshtatshme për administratën e FSHB, në të njëjtën fushë me të tjerë gjyqtarë dhe vëzhgues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat