Peja prezanton kryetrajnerin e Akademisë se Basketbollit 

Basketboll

Peja prezanton kryetrajnerin e Akademisë se Basketbollit 

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 18:59
Peja prezanton kryetrajnerin e Akademisë se Basketbollit 

Peja prezanton trajnerin e ri të Akademisë së Basketbollit.

Verdhezinjtë kanë synime të qarta, të prodhojnë sa më shumë lojtarë për një ardhme më të fuqishme.  

“Jemi shumë të lumtur të ju prezantojmë kryetrajnerin e Akademisë se Basketbollit Peja, i cili njëkohësisht do të jetë edhe pjesë e shtabit teknik te Klubit. 

Ali Çilingir ka udhëhequr akademinë e basketbollit te Bursaspor si dhe shumë ekipe tjera në kategoritë U18 dhe U16 si dhe senior. 

Trajneri Cilingir do të ketë ndihmën e trajnerëve vendor, të udhëhequr nga Melos Serqa i cili njeherit është edhe zv. trajner i ekipit të parë, si dhe trajnerëve tjerë të rinj të cilët do të angazhohen në Akademinë e Basketbollit.

Regjistrimi i femijeve do të filloj shumë shpejt dhe ne do ju njoftojmë për procedurat dhe kushtet”, njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat