Rahoveci nuk i frikësohet Teutës, por i ka disa rregulla  

Basketboll

Rahoveci nuk i frikësohet Teutës, por i ka disa rregulla  

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:28
Rahoveci nuk i frikësohet Teutës, por i ka disa rregulla  

Rahoveci është për sfidën me Teutën nga Durrësi, në kuadër të javës së dytë të Ligës Unike në basketbollit.

Rahovecianët nuk i frikësohen Teutës por kërkojnë fitoren e parë në këtë garë. 

“Nesër (17.00) luajmë ndeshjen e parë si vendas në palestrën "Mizahir Isma" ndaj skuadrës së KB Teuta në kuadër të Ligës UNIKE. 

Shitja e Biletave veçse ka filluar në Dyqanin zyrtarë të klubit dhe vazhdon sot dhe nesër nesër. 

Rregullat strikte për të gjithë të pranishmit në palestër:

- Respektimi i distancës 1.5m

- Vendosja e maskës (mbi hundë) dhe ulëset 1 ne 3 ulëse.

- Posedimi i certifikatës së vaksinimit (minimalisht një dozë); apo

- Testi negativ RT-PCR jo më i vjetër se 72 ore. 

Gjatë tërë kohës për respektimin e masave do të angazhohet Policia e Kosovës. 
Vini re: Sipas vendimit të FBK-së, shikuesve do t'i lejohet hyrja 30 minuta para fillimit të ndeshjes. Dyert do të mbyllen 10 minuta para fillimit të ndeshjes”,
shkruan në faqen e KB Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat