Curry në historinë e NBA-së

Basketboll

Curry në historinë e NBA-së

Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 11:45
Curry në historinë e NBA-së

Stephen Curry ishtë tashmë gjuajtësi më i mirë në histori para kësaj ndeshjeje të fundit që luajti në në “Madison Square Garden”, në Mekën e basketbollit, në Manhattan.

Ai ishte tashmë babai i revolucionit që ka transformuar NBA-në në dekadën e fundit. Por tani është gjithashtu lojtari që ka shënuar më shumë trepikësha në historinë e NBA.

Si në një skenar të përgatitur më parë, Curry priti parketin e Mekës së basketbollit, një nga skenat më të mëdha në botën e sportit. Në vitin e 75-të të Ligës, në zemër të Manhattanit dhe kundër Knicks-ave, u bë lojtari me më shumë trepikësha të shënuar (2974) pasi kaloi rekordin e Ray Allen (2973), mbretërimi i të cilit ka zgjatur një dekadë.

Sa i përket ndeshjes, Golden Satate Warriors triumfuan 105-96 ndaj New York Nicks, duke ruajtur kryesimin në Konferencën e Perëndimit me 23 fitore dhe vetëm pesë humbje. Steph Curry e mbyll takimin me 22 pikë, si pikëshënuesi i dytë më i mirë pas Julius Rundle të Nicks, që realizoi në total 31 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat