Curry magjik

Basketboll

Curry magjik

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 12:51
Curry magjik

Ekipi i Golden State fitoi sot 122-108 në fushën e Houston, duke qëndruar në vendin e dytë në Perëndim.

Ndeshje fantastike e Stephen Curry, autor i 40 pikëve. Pas kohës shtesë fiton Philadelphia, që mposhti Memphis 122-119, një ndeshje me emocione dhe spektakolare.

Maxey me 33 pikë e Harris me 31 pikë bënë diferencën në parket për Philadelphia, ndërsa 34 pikët e Bane për miqtë mbetën për statistikë. Humbet edhe Miami, që dorëzon kreun në Lindje.

Ekipi nga Florida u mund 122-92 nga Boston, me Brown protagonist, autor i 29 pikëve.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – New Orleans, 93-90

Indiana – Clippers, 122-116

Philadelphia – Memphis, 122-119

Atlanta – Toronto, 100-106

Boston – Miami, 122-92

New York – Sacramento, 116-96

Houston – Golden State, 108-122

Oklahoma – Portland, 98-81

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat