Davis nxjerr Lakers nga telashet

Basketboll

Davis nxjerr Lakers nga telashet

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:06
Davis nxjerr Lakers nga telashet

Skuadra e Lakers rikthehet te fitorja pas 4 humbjeve radhazi, duke mundur me vështirësi 99-94 Portland, dy ekipe që luftojnë për një vend në play off në Perëndim. Sërish mungoi LeBron James, ndërkohë që diferencën në fushë e bëri Anthony Davis, me 30 pikë e 15 rebound, mbështetur edhe nga Carmelo Anthony me 24 pikë.

Vijon kriza e Brooklyn, që pësoi humbjen e gjashtë radhazi në kampionat, duke zbritur në vendin e gjashtë në Lindje. Nets u mundën sot 112-101 nga Sacramento (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për vendasit). Fiton me vështirësi edhe Utah Jazz, që mundi 108-104 Denver, dy ekipe që luftojnë për play off-in.

Vijon momenti i mirë për Memphis, që mundi 120-108 New York jashtë fushe. Për miqtë u dallua Jackson me 26 pikë e 10 rebound. Luka Doncic realizoi 40 pikë e 10 asist për Dallas, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Dallas u mund 120-114 pas kohës shtesë në shtëpi nga Sacramento (Dort 30 e Mann 29 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Indiana – Orlando, 118-119

Philadelphia – Washington, 103-106

Boston – Charlotte, 113-107

New York – Memphis, 108-120

Houston – Cleveland, 115-104

Dallas – Oklahoma, 114-120

Sacramento – Brooklyn, 112-101

Utah Jazz – Denver, 108-104

Lakers – Portland, 99-94

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat