Blerim Vuniqi, emërohet anëtar i Bordit Drejtues në Ligën Unike 

Basketboll

Blerim Vuniqi, emërohet anëtar i Bordit Drejtues në Ligën Unike 

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 23:06
Blerim Vuniqi, emërohet anëtar i Bordit Drejtues në Ligën Unike 

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 3 Shkurt, ka emëruar Blerim Vuniqin si anëtar të Bordit Drejtues në Ligën Unike. 

Në këtë Bord Drejtues, sipas marrëveshjes, dy anëtarë janë nga Kosova, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe tashmë Vuniqi, kurse më herët është larguar Shaqir Totaj, për shkak të angazhimeve politike. 

Vuniqi është legjendë e basketbollit të Kosovës, duke dhënë kontribut të madh, para dhe pas luftës. 

Ai ka qenë më herët anëtar i Bordit të FBK-së, ndërsa ka punuar si gazetar dhe redaktor i sportit, po ashtu duke dhënë kontributin e tij në basketbollin e Kosovës. 

Vuniqi tashmë do të angazhohet në zhvillimin e Ligës, ku garojnë klubet më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, në të dyja konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat