Është mbajtur FIBA SCOD Kampi i Gjyqtarëve të Final 8

Basketboll

Është mbajtur FIBA SCOD Kampi i Gjyqtarëve të Final 8

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 18:43
Është mbajtur FIBA SCOD Kampi i Gjyqtarëve të Final 8

Më 9 dhe 11 Shkurt është mbajtur FIBA SCOD Kampi i Gjyqtarëve të basketbollit, të cilët kanë gjykuar në Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka, që u zhvillua në Pejë.

Me kërkesën e FIBA Instruktorit Nacional dhe me aprovimin e kërkesës nga Menaxheri i Departamentit të Gjyqtarëve të FIBA-s, Davorin Nakic, evaulues në të gjitha ndeshjet e Kupës së Kosovës (7 ndeshje të Final Eight Kupa e Kosovës) Video Observer ka qenë Instruktori i FIBA-s, Gjorgi Piperkov.

Faton Kurshumlija, si FIBA Instruktor Nacional, ka ligjëruar këto tema: Evaulimi i klipeve nga ndeshjet e ART Motion Superligës (kriteri, shkeljet, komunikimi, IRS situatat, lëshimet, korrigjimet, etj), Komunikimi gjyqtarë-trajnerë-lojtarë, Skautimi i ekipeve (lojtarët, trajnerët), Rishikimi IRS situatave, Evitimi i situatave konflikutuoze, Menaxhimi i bankinave, Flop-cheating lojtarët në Superligën e Kosovës, Përgjegjësia e gjyqtarëve, Paraqitja e pikave për diskutim në Pre Game, IOT- Mekanika 3 PO, Monitorimi i DSS nga Vëzhguesit e ndeshjes dhe Prezantimi i nominimit në ndeshjet e Final 8.

Ligjërues ishte edhe Prof. Doc. Ridvan Ekmekci rreth përgatitjeve mentale të gjyqtarëve për menaxhimin sa më të mirë të situatave të stresit dhe rrezikut të lartë. Ai ligjëroi këto tema: Motivimi, Organizimin e Pre Game, Përqendrimi i gjyqtarëve, Përgatitja mentale, Përgatitja fizike dhe Përqendrimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat