Shkatërrohet objekti i palestrës së basketbollit, reagon ukrainasi

Basketboll

Shkatërrohet objekti i palestrës së basketbollit, reagon ukrainasi

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:23
Shkatërrohet objekti i palestrës së basketbollit, reagon ukrainasi

Objekti i palestrës së basketbollit është goditur nga një raketë ruse në Kiev.

Pamje të palestrës dhe të rrugëve të shkatërruara kanë shkuar viral në rrjet.

Një ish-nxënës i basketbollit, shkroi: “Kjo është palestra e basketbollit ku kam luajtur sportin që dua prej vitesh.

Nuk është objekt ushtarak, ashtu si ndërtesat e tjera të banimit që u shkatërruan nga agresioni rus. Të heshtësh është turp tani…

Më shumë se 2 mijë civilë janë vrarë deri më tani nga sulmet e njëpasnjëshme ruse, sipas autoriteteve të vendit, shkruan BBC
Sot është dita e shtatë e luftimeve mes dy vendeve, me ekipet e shpëtimit që kanë arritur të shuajnë më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe çaktivizuan 416 eksplozivë.

“Gjatë shtatë ditëve, që kur ka filluar lufta, Rusia ka shkatërruar qindra qendra transporti, ndërtesa rezidenciale, spitale dhe kopshte,” thanë autoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat