Derbi mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit

Basketboll

Derbi mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:26
Derbi mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit

Xhiroja e 16-të në Ligën e Parë të meshkujve do të sjellë disa ndeshje interesante, ku sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Vushtrrisë dhe Vëllaznimit.

Vushtrriasit ndodhen në vendin e dytë, me dhjetë fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjtë kanë 15 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke marshuar me hapa të sigurt drejt elitës së basketbollit. Skuadra nga Gjakova edicionin e kaluar ishte pjesë e Superligës, ndërsa do të rikthehet pas një viti në Ligën e Parë.

Në takimet tjera, Prishtina e Re do të ndeshet me Happy Dukagjinin. Prishtinasit kanë nëntë fitore e gjashtë humbje, ndërsa klinasit gjashtë fitore e nëntë humbje.

AS Prishtina do të ballafaqohet me New Basket. Prishtinasit kanë pesë fitore e dhjetë humbje, ndërkohë që prizrenasit kanë nëntë fitore e gjashtë humbje.

Borea do të përballet me Marigona Hill Prishtinën. Pejanët kanë shtatë fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit katër fitore e 11 humbje.

Në takimin e fundit do të ndeshen Feronikeli me Istogun. Skuadra nga Drenasi ka vetëm një fitore e 14 humbje, ndërsa istogasit kanë nëntë fitore e gjashtë humbje.

Liga e Parë – Java 16

E martë

20:30 Vushtrria - Vëllaznimi

E enjte

12:00 Prishtina e RE - Happy Dukagjini

E premte

16:30 AS Prishtina - NEË Basket

17:00 Borea - Marigona Hill Prishtina

19:00 Feronikeli - Istogu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat