Memphis siguron fazën play - off-it

Basketboll

Memphis siguron fazën play - off-it

Më: 25 mars 2022 Në ora: 12:45
Memphis siguron fazën play - off-it

Phoenix fitoi sot 140-130 ndaj Denver në një ndeshje spektakolare, duke u bërë ekipi i parë këtë sezon në NBA që arrin kuotën e 60 fitoreve. Të gjithë titullarët e Phoenix realizuan mbi 10 pikë, ku lider ishte Kevin Booker, autor i 49 pikëve e 10 asist.

Ekipi i tretë që kualifikohet në play off është Memphis, që sot fitoi 133-103 ndaj Indiana. Sfidë e dominuar nga vendasit, ku u dallua Bane me 30 pikë, ndërkohë që 63 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Fiton edhe ekipi kampion i Milw    aukee, që mundi 114-102 Washington, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Mungesa e Antetokounmpo nuk u ndje shumë te Bucks, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Holiday 24 pikë më i miri).

Në takimet e tjera të luajtura sot, kanadeatë e Toronto fituan 117-104 ndaj Cleveland (Siakam 35 pikë). Ndërsa New Orlans befasoi Chicago, duke fituar 126-109 (Graham 30 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Toronto – Cleveland, 117-104

Memphis – Indiana, 133-103

Milwaukee – Washington, 114-102

New Orleans – Chicago, 126-109

Denver – Phoenix, 130-140

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat