Franca bëhet tejet e fortë

Basketboll

Franca bëhet tejet e fortë

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 15:44
Franca bëhet tejet e fortë

Basketbollisti i skuadrës së Filadelfia-s, Zhoel Embiid, ka marë nënshtetësinë e Francës dhe në të ardhmen do të luajë për kombëtaren e këtij vendi evropian.

Edhe pse është lindur në Kamerun, basketbollisti 26 vjeçar asnjëherë më parë nuk ka veshur fanellën e kësaj kombëtare, në garat zyrtare të FIBA-s dhe dëshira e tij ishte vazhdimisht që të paraqitet në fanellën e Francës. Prindërit e tij, jetojnë në Francë dhe kanë marë më parë nënshtetësinë. Sipas të përditshmes “L’Ekip”, 2-3 muaj më pare, Embiid, ka aplikuar për nënshtetësi, ndërsa zyrtarisht më 5 korrik ka marë pasaportën e Francës.

Embiid, ka shfaqur dëshirën që të luajë për Francës edhe në Lojrat Olimpike në Rio De Zhaneiro, në vitin 2016, mirëpo atë kohë nuk kishte përkrahjen e opinionit sportiv. Por tani gjërat janë ndryshuar, posaqrisht pasi që Embiid u shpall si basketbollisti më efikas në NBA, me mesataren prej 30.6 pikë, duke u bërë qendra e parë pas Shekill O’Nillit, me një efikasitet kaq të lartë.

Andaj Embiid, mund të jetë një përforcim i madh për Francën, para se gjithash në Lojrat Olimpike në Paris 2022. Kujtojmë se në Tokio 2020, kombëtarja e Francës arriti në finale, ku u mund nga SHBA-ja, mirëpo tani me Embiid-in në ekip, mund të jetë një sfidues edhe më i madh për kundërshtarët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat