Brown nga Meksika i bashkohet Trepçës

Basketboll

Brown nga Meksika i bashkohet Trepçës

Nga: K.G. Më: 14 tetor 2022 Në ora: 17:17
Brown

Trepça e Mitrovicën synon të gjitha trofetë, titullin dhe Kupën e Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit përforcohen me basketbollistin meksikan Ken Brown. 

“Ken Brown? Ku? Te Trepça, natyrisht. 

Fundori amerikan që kishte shkëlqyer tetë vjet më parë në skuadrën tonë, kthehet në "Minatori", shtëpinë tonë e tuajën. 

Basketbollist me përvojë të madhe dhe karakterin e duhur për Trepçën tonë. Vjen nga Meksika, por me bagazh të jashtëzakonshëm të fituar në ligat të forta e vende të ndryshme.

Te ne kishte luajtur me mesatare prej 26, 3 pikëve e 9,5 asistimeve.

E mirëpresim në arenën që i jep kuptim basketbollit kosovar”, njofton KB Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat