Curry ndihmon kampionët e Warriors për të mundur Lakers

Basketboll

Curry ndihmon kampionët e Warriors për të mundur Lakers

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 12:37
Curry ndihmon kampionët e Warriors për të mundur Lakers

Ka startuar sot sezoni 2022-2023 në NBA, teksa janë luajtur dy ndeshjet e para.

Në fushë kanë zbritur kampionët e Golden State Warriors, që para ndeshjes së fituar ndaj Lakers kanë marrë unazat e titullit. Një ceremoni e bukur, me kampionët e NBA-së që u përshëndetën nga tifozët e shumtë.

Për sa i përket ndeshjes, ajo u fitua 123-109 nga Golden State, që mposhti një rival direkt për titullin në Perëndim. Stephen Curry me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e 14 rebound të LeBron James për Lakers.

Në ndeshjen tjetër, ekipi i Boston Celtics triumfoi 126-117 ndaj Philadelphia. Edhe pse me probleme, për shkak të pezullimit të trajnerit, skuadra vendase bëri një ndeshje të mirë, ku u dalluan Tatum e Brown me nga 35 pikë secili. Për Philadelphia, Harden reailzoi po 35 pikë, por që mbetën për statistikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat