Superkupa Mbarëkombëtare e femrave, sot zhvillohen gjysmëfinalet

Basketboll

Superkupa Mbarëkombëtare e femrave, sot zhvillohen gjysmëfinalet

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Për herë të parë në Kosovë do të zhvillohet Superkupa Mbarëkombëtare e femrave ku katër skuadra do të përballen në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren për këtë trofe të çmuar.

Edicionin e kaluar, Superkupa Mbarëkombëtare e femrave u mbajt në Vlorë, ku triumfuese në fund ishte klubi i Penzës.

Flamurtari nga Vlora, Partizani nga Tirana, Bashkimi i Prizrenit dhe Penza e Pejës do të garojnë për trofeun e kësaj gare.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm zhvillohet me fillim nga ora 16:00, ku Flamurtari përballet me Partizanin, ndërkaq nga ora 19:00 zhvillohet gjysmëfinalja e fundit mes Bashkimit dhe Penzës.

Fituesit vazhdojnë në finale, e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat