Zhvishej para femrave, skuadra e përjashton një nga yjet e saj

Basketboll

Zhvishej para femrave, skuadra e përjashton një nga yjet e saj

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 22:26
Zhvishej para femrave, skuadra e NBA përjashton një nga yjet e saj:

Një ngjarje e papritur ka ndodhur këtë javë me skudrën e San Antonio Spërs në NBA. Skuadra e njohur teksane ka përjashtuar dhe ka mbyllur kontratën e talentit Xhoshua Primo, numri 12 në draftin e një viti më parë dhe që cilësohej si një lojtar me shumë të ardhme.

Shumëkush mbeti i çuditur nga vendimi për 19-vjeçarin por më pas u mësua se kjo nuk kishte lidhje me çështje sportive.

Avokati Toni Bazbi konfirmoi për ESPN se ishte kontaktuar nga një femër e cila punonte për Spurs dhe e cila aludonte se Primo ishte zhveshur para saj. Mendohet se ky nuk është rasti i vetëm kur Primo ka bërë një gjest të tillë dhe kjo me sa duket do të ndalojë edhe skuadrat e NBA që të nënshkruajnë me lojtarin që mbetet i lirë.

“Unë kam kërkuar ndihmë që të trajtoj traumat e mëparshme që kam pësuar dhe tani do të përfitoj nga kjo kohë që të fokusohem te trajtimi i shëndetit mendor.

Shpresoj që të diskutoj për këto çështje në të ardhmen dhe të ndihmoj të tjerët që kanë vuajtur në të njëjtën mënyrë. Do të dëshiroja shumë të kisha pak privatësi në këto momente”, ishte deklarata e vetme që lëshoi Primo pas vendimit të skuadrës të NBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat