Disfatë edhe për kampionët

Basketboll

Disfatë edhe për kampionët

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 11:56
Disfatë edhe për kampionët

Skuadra e Çikago Bullsit ka dalë fitues nga përballja me Bruklin Nets, pran rezultatit 108-99. Zak LaVine me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa për Bruklinin, u dallua Durant me 32 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fiton edhe Majami, që mposhti 116-109 kampionët aktual, Golden Stejtin. Maks Strus që e nisi ndeshjen nga stoli ishte lider për Majamin, duke realizuar 24 pikë (54 pikë në total nga lojtarët e stolit). Ndërkohë te Golden Stejt u dallua Stefon Keri me një “triple double” (23 pikë, 13 kërcime e 13 asiste).

Feniksi merr kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 116-107 arritur ndaj Minesota. Ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua Xhonson me 29 pikë (pikë realizuan 10 lojtarë të Feniksit).

Nuk zhgënjen Oklahoma Siti, që në fushën e saj mposhti 116-108 Orlandon, ndeshje ku u dallua Shai me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat