Istogu e mposht Bora-n, Drita vazhdon me fitore

Basketboll

Istogu e mposht Bora-n, Drita vazhdon me fitore

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 12:29
Rezultatet

Xhiroja e 12-të në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve solli disa ndeshje interesante.

Në sfidën kryesore, Istogu ka mundur Bora-n me shifrat 70:95, ku te istogasit u dallua Arian Azemi 25 pikë, 16 kërcime e dhjetë asistime, kurse te prishtinasit më i miri ishte Dion Haxhosaj me 28 pikë e 14 kërcime. Bora ka tetë fitore e tri humbje, ndërsa Istogu nëntë fitore e dy humbje.

Drita ka vazhduar me fitore, ku në këtë xhiro mundi Prishtina e Re, 75:85, ku te gjilanasit u dallua Nart Llapashtica me 23 pikë e dhjetë kërcime, kurse te prishtinasit Adrian Ibishi me 25 pikë e dhjetë kërcime. Prishtinasit kanë katër fitore e shtatë humbje, ndërsa gjilanasit nëntë fitore e dy humbje.

Vushtrria mundi Borea-n 94:71, ku vushtrriasit numërojnë tetë fitore e tri humbje, kurse pejanët pesë fitore e gjashtë humbje. Te vushtrriasit u dallua Besnik Azemi me 20 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te pejanët u dallua Valtrim Kastrati me 17 pikë e gjashtë kërcime.

Sfidë interesante u zhvillua mes Gjakovës së Re dhe Happy Dukagjinit, ku fituan klinasit 85:88, ku te vendasit u dallua Shndrit Llapi me 15 pikë e 22 kërcime, kurse te mysafirët Arbër Bilalli me shtatë pikë e 20 kërcime. Gjakova e Re ka katër fitore e shtatë humbje, ndërsa Happy Dukagjini ka tri fitore e tetë humbje.

Ndërkohë, New Basket shënoi fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës në udhëtim 81:119, ku te prishtinasit më i miri ishte Donat Rexhepi me 22 pikë e 19 kërcime, ndërsa te prizrenasit Drin Rexha me 35 pikë e 11 kërcime. Prishtinasit kanë katër fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit gjashtë fitore e pesë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat