Sigal Prishtina fiton Superkupën, në një finale me përplot dhunë nga tifozët 

Basketboll

Sigal Prishtina fiton Superkupën, në një finale me përplot dhunë nga tifozët 

Nga: K. G. Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 20:01
Pamje nga ndeshja, foto Gani Kosumi

Sigal Prishtina është fitues i Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 73:54 (13:8, 15:15, 24:14, 21:17) ndaj Trepçës, në  finalen që u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Dy çerekët e parë me shikues dhe dy të fundit pa shikues, pasi që policia e zbrazi palestrën për shkak të sjellje të turpshme të tifozëve të dy klubeve. 

Tifozët e dy klubeve hodhën mjete piroteknike, thyen disa karrige, fyerje të llojllojshme dhe tensione të mëdha, shkurt e shqip një finale me përplot dhunë dhe e turpshme.

Trepça vetëm në çerekun e dytë ishte e barabartë me Prishtinën por jo edhe në tre të tjerët. 

Prishtina ka shënuar fitore bindëse, duke përfunduar një vit me trofe.

Basketbollistët Derrick Wilson me 18 pikë, Dustin Thomas me 16, Lejson Zeqiri me 12 pikë. janë me efikasit te Prishtina dhe Drilon Hajrizi me 12 pikë të Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat