Curry rikthehet në fushë vitin tjetër pas dëmtimit

Basketboll

Curry rikthehet në fushë vitin tjetër pas dëmtimit

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 13:13
Curry

Telashe për skuadrën e Golden State Warriors, pasi kapiteni dhe lojtari i saj më i mirë, Stephen Curry, është dëmtuar në sfidën e fundit ndaj Indiana. Dëmtimi ndodhi në periodën e tretë, duke detyruar kampionin e NBA-së të lërë fushën e lojës para kohe.

Curry pati një kontakt me Jalen Smith, ndërkohë që pas ndeshjes ka kryer menjëherë një rezonancë magnetike të shpatullës.

Pas përfundimit të analizave, mjekët konfirmuan dëmtimin e shpatullës së djathtë, duke shtuar se lojtari do të qëndrojë disa javë pushim absolut.

Për pasojë, ylli i NBA-së nuk do të luajë më këtë vit dhe do të rikthehet në fushë vetëm në mesin e janarit. Skuadra kampione e Golden State po kalon një moment jo fot të mirë, duke humbur mjaft ndeshje, sidomos jashtë fushe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat