Wiggins, përforcimi i radhës i Ponte Prizrenit

Basketboll

Wiggins, përforcimi i radhës i Ponte Prizrenit

Më: 1 janar 2023 Në ora: 20:39
Wiggins

Alan Wiggins është përforcimi i radhës i KB Ponte Prizrenit.

Klubi prizrenas ka njoftuar këtë të diel për arritjen e marrëveshjes me basketbollistin amerikan.

Alo-qendra është i gjatë 205 centimetra. Ai karrierën e ka zhvilluar në Francë, Japoni, Ukrainë, Turqi e Lituani.

Wiggins së fundmi ishte pjesë e Posusjes në elitën e basketbollit boshnjak, ku regjistroi 8 paraqitje me statistika prej 15.5 pikëve e 10.4 kërcimeve.

Kujtojmë se Ponte Prizreni të shtunën zyrtarizoi edhe transferimin e Adam Grant, i cili u aktivizua te Trepça në pjesën e parë të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat