Miami vendos rekordin e pabesueshëm në NBA

Basketboll

Miami vendos rekordin e pabesueshëm në NBA

Më: 11 janar 2023 Në ora: 23:21
Miami

Skuadra e Miami Heat, në fitoren 112-111 arritur sot ndaj Oklahomës, vendosi një rekord të jashtëzakonshëm në NBA.

Ekipi nga Florida i realizoi të gjitha gjuajtjet e lira në dispozicion në këtë takim: 40 të tilla të sakta, pa gabuar asnjë.

Pra, 40 gjuajtje të lira në dispozicion dhe 40 pikë për ekipin e Miami, që theu rekordin që mbahej nga Utah Jazz. Në vitin 1982, ekipi i Jazz i realizoi të 39 gjuajtjet e lira në dispozicion, por tashmë ai rekord i përket së shkuarës.

Dy gjuajtjet e lira të fundit u realizuan nga Jimmy Butler (36 pikë), 12 sekonda nga fundi i takimit. Gjuajtjet e tij të sakta i dhanë fitoren ekipit të Miami Heat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat