Donçiç mund LeBron, Boston kalon Brooklyn

Basketboll

Donçiç mund LeBron, Boston kalon Brooklyn

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:12
Pamje nga ndeshja

LeBron James dhe Russell Westbrook tentuan gjithçka për të frenuar Luka Doncic por në fund dështuan.

Për LeBron ndeshja përballë Dallas nuk ishte pozitive pasi e mbylli me 24 pikë, 16 topa në tabelë, 9 asist ndërsa Westbrook kontribuoi me 28 pikë, 7 topa në tabelë dhe 5 asist. Për të vendosur fituesin u deshën dy kohë shtesë ku te Mavs spikati loja mbrojtëse e Wood, i cili ishte autor i 2 prej 5 bllokimeve të bëra nga formacioni nga Teksasi.

Por më i miri në parket ishte Luka Donçiç i cili rrealizoi 35 punti, rrëmbeu 14 topa nga tebela dhe dhuroi 13 asist. Slloveni ishte deçiziv në 6 sekonda nga fundi i kohës së rregullt pasi ishte ai autori i 3 pikëshit që detyruan skuadrat të shkonin në kohët shtesë.

Ndeshja tjetër interesante e luajtur pak orë më parë në SHBA ishte ajo mes Boston dhe Brooklyn. Ekipit të Nets u mungonte përsëri Durant ndërsa nga tjetër Celtics ishin pa Jaylen Brown. Ndeshjen mes më të mirave të Konferencës të Lindjes (Boston e para dhe Brooklyn e dyta) përveç Tatum (20 pikë dhe 11 topa në tabelë) dhe Smart (16 pikë dhe 10 asist) e vendosën edhe lojtarët e ardhur nga pankina.

Për Celtics kontributi i Brogdon (16 pikë) dhe Pritchard (shënoi koshat deciziv në fund të takimit) bënë që zbeheshin pikët e rrealizuara për Nets ku më mirët ishin Irving (24 pikë) TJ Warren (20 pikë) dhe Harris (18 pikë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat