Flamurtari i pathyeshëm

Basketboll

Flamurtari i pathyeshëm

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 12:51
Pamje nga një ndeshje

Flamurtari mbron kreun e renditjes së Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra edhe pas ndeshjeve të javës së 10-të.

Kampionet vlonjate fituan 70-34 në Shkodër ndaj Vllaznisë vendase, në një ndeshje që nuk pati histori, komanduar nga Flamurtari, ku u dalluan Ikete me 18 pikë e Jacobson me 17.

Tirana mundi thellë 81-49 Partizanin në derbin kryeqytetas luajtur në “Asllan Rusi”.  

Një ndeshje e dobët nga ana e skuadrës së kuqe, shumë larg asaj që pritej, duke ia bërë edher më të lehtë fitoren Tiranës. Klea Verri me 18 pikë ishte shënuesja më e mirë për bardheblutë, që mbrojnë vendin e dytë.

Vendin e katërt në kampionat mbron edhe skuadra e Studentit, që mundi 73-53 Elbasanin jashtë fushe.

Kryeqytetaset u shkëputën ndjeshëm që në periodën e parë, duke e administruar avantazhin deri në fund dhe e merituan fitoren. Pëllumbi me 16 pikë e Toska me 15 ishin dy më të mirat për Studentin.

Kategoria e Parë-Femra, java e 10-të

Elbasani – Studenti, 53-73

Vllaznia – Flamurtari, 34-70

Partizani – Tirana, 49-81

Barleti Basket (pushim)

Renditja: Flamurtari 18 pikë, Tirana 17 pikë, Partizani 16 pikë, Studenti 14 pikë, Vllaznia 13 pikë, Elbasani 11 pikë, Barleti Basket 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat