Trepça kundër Rahovecit

Basketboll

Trepça kundër Rahovecit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:20
Topi

Takime interesante priten në xhiron e 24-t të Prince Caffe Superligës.

Sot në program do të jenë dy përballje mjaft interesante në elitën e basketbollit tonë.

Trepça – Rahoveci është përsëritja e gjysmëfinales së Kupës, ku mitrovicasit shpresojnë të vazhdojnë me fitore, ndërsa rahovecasit janë të motivuar, pasi fundjavën e kaluar mundën Vëllaznimin.

Ndërkohë, mitrovicasit kanë 14 fitore e nëntë humbje, ndërsa Vreshtarët tri fitore e 20 humbje.

Takimi i dytë i së shtunës zhvillohet ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës.

Kuqezinjtë synojnë “Play-off”-in dhe numërojnë tetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit janë në vendin e parë me 17 fitore e gjashtë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat