Kampionët e Golden State mundën New Orleansin

Basketboll

Kampionët e Golden State mundën New Orleansin

Më: 29 mars 2023 Në ora: 17:09
Stephen Curry në veprim

Humbje e thellë për Boston, që sot u mund 130-111 nga Washington, duke ndërlikuar sfidën për kreun në Konferencën e Lindjes.

Porzingis realizoi 32 pikë e 13 rebound për Washington. Fitore në sekondat e fundit për Atlanta, që mundi 120-118 Cleveland, ndeshje ku u dallua Murray me 29 pikë, ndërsa 44 pikët e Mitchell mbetën për statistikë.

Fiton edhe Toronto, që mundi 106-92 Miami, ndeshje ku Siakam realizoi 26 pikë, mbështetur edhe nga Anunoby e Barnes, me nga 22 pikë secili.

Kampionët e Golden State mundën 120-109 New Orleans, me Stephen Curry protagonist, autor i 39 pikëve.

Ndërsa Memphis, falë 31 pikëve të Bane, mundi 113-108 Orlando.

NBA – Rezultatet e sotme

Washington – Boston, 130-111

Atlanta – Cleveland, 120-118

Toronto – Miami, 106-92

Memphis – Orlando, 113-108

Oklahoma – Charlotte, 134-137

Golden State – New Orleans, 120-109

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat