Takimi i dytë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Bora-s

Basketboll

Takimi i dytë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Bora-s

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:20
Topi i basketbollit

Të shtunën zhvillohet dueli i dytë ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Bora-s.

Këto dy skuadra përballen në “Play-out”, ku ndeshjen e parë e fituan prizrenasit bindshëm 86:123 dhe janë favoritë për të siguruar Superligën për edicionin, pasi fituesi përcaktohet nga dy ndeshjet.

Prizrenasit kishin përfunduar në vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës, ndërkohë Bora ishte finaliste e Ligës së Parë, ndërkohë që kishte fituar edhe Kupën e Ligës së Parë.

Takimi zhvillohet të shtunën nga ora 20:30 në Therandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat