Tirana kampion për herë të 21-të

Basketboll

Tirana kampion për herë të 21-të

Nga: K. G. Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:37
Pamje nga ndeshja

Tirana shpallet kampione në basketbollin për meshkuj për sezonin 2022-2023, ndërsa triumfoi me përmbysje 2-3 ndaj Besëlidhjes në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Kryeqytetasit ia dolën të siguronin titullin e 21-të kampionë në sfidën që e fituan me përmbysje nga 2-0 në 2-3, me rezultatin 89 me 64 pikë.

Kjo ishte finalja e pestë mes këtyre dy ekipeve, me “bardheblutë” që arritën të siguronin këtë trofe të rëndësishëm sezonal.

Përballja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por Tirana mori situatën në dorë dhe dominoi, duke siguruar triumfin.

Sfida u shoqërua edhe me tensione, gjë që solli edhe ndërprerjen e saj për disa minuta, me takimin që rifilloi dhe në fund kryeqytetasit siguruan triumfin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat