Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Peja-Trepça

Basketboll

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Peja-Trepça

Më: 7 maj 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Ndeshja e dytë finale e kampionatit të Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës do të zhvillohet sot dhe fillon në ora 17:00 dhe zhvillohet në Palestrën "Karagaqi" në Pejë.

Klubi nga Peja ka njoftuar që tashmë janë shitur të gjitha biletat që ishin në dispozicion për këtë ndeshje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, KB Peja u ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të jenë sa më herët në palestër, dyert e së cilës hapen nga ora 14:00 në mënyrë që të shmangen parregullsitë dhe tollovitë e mundshme.

Njofimi i plotë në KB Pejës pak orë para ndeshjes:

Vëmendje:

Të gjitha biletat janë shitur dhe ju njoftojmë se nuk do keni mundësi të blini bileta te Palestra.

Dyert e palestrës hapen në ora 14:00. Ju lutemi të gjithëve që posedojnë Bileta Standarde, VIP Bileta, dhe Kartele Vjetore të vijnë sa më herët për të evituar problemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat