Michael Jordan po heq dorë nga skuadra e NBA-së

Basketboll

Michael Jordan po heq dorë nga skuadra e NBA-së

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 23:00
Michael Jordan

Michael Jordan po heq dorë nga skuadra e NBA-së!

Sipas informacioneve të shpërndara nga ESPN këtë të premte, ish-basketbollisti legjendar, Michael Jordan, pronar i shumicës së aksioneve të Charlotte Hornets për 13 vjet, do t’ua shesë kuotat e tij investitorëve Gabe Plotkin (i cili zotëron aktualisht një përqindje) dhe Rick Schnall, i cili zotëronte aksionet e Atlanta Hawks.

Për 13 sezone nën drejtimin e Michael Jordan, Hornets arritën vetëm dy herë në play-off, në 2014 dhe 2016.

Këtë vit, Hornets përfunduan në vendin e parafundit në Lindje me vetëm 33 për qind të ndeshje me fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat