Kosova zhvilloi ndeshje të mira

Basketboll

Kosova zhvilloi ndeshje të mira

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:22
Pamje nga turneu

Mbyllet gara e parë në Kosovë e FIBA 3x3 U23 Nations League!

Sonte është përmbyllur gara e FIBA 3x3 U23 Nations League në vendin tonë.

Kjo ishte hera e parë që një garë e tillë zhvillohet në Kosovë dhe hera e parë që Kosova luan në të dyja konkurrencat në FIBA 3x3 U23 Nations League.

Gjithsej ishin gjashtë shtete te meshkujt dhe gjashtë te femrat.

Për tri ditë në qendër të Prishtinës u zhvillua spektakël i basketbollit 3x3.

Në ditën e tretë, Kosova zhvilloi ndeshje të mira.

Femrat pësuan nga Greqia 18:9, edhe pse deri në fund rezultati ishte i baraspeshuar, kurse meshkujt nga Turqia 16:12, ku deri në Dardanët luajtën për fitore. Më herët gjatë ditës, femrat pësuan nga Holanda 22:9, ndërsa meshkujt po ashtu nga Holanda 22:13.

Në ditën e tretë finalja e femrave u zhvillua mes Hungarisë dhe Holandës, ku hungarezet fituan 21:17. Kjo ngjarje u përmbyll me spektakël, ku finalja ishte mes Greqisë dhe Turqisë dhe pas një sfidë fantastike që shkoi në vazhdime, Turqia triumfoi 18:19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat