Spektakli i basketbollit 3x3 vazhdon me FIBA 3x3 Women's Series dhe FIBA 3x3 Challenger Prishtina

Basketboll

Spektakli i basketbollit 3x3 vazhdon me FIBA 3x3 Women's Series dhe FIBA 3x3 Challenger Prishtina

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:01
Pamje nga një garë

Spektakli i basketbollit 3x3 do të pushojë vetëm një ditë, pasi nga 14 deri 16 korrik organizohet FIBA 3x3 Women's Series dhe FIBA 3x3 Challenger Prishtina, ku FBK është bashkëorganizatore e kësaj ngjarje, kurse organizatore është klubi Prishtina 3x3.

Po ashtu edhe kjo ngjarje zhvillohet në Sheshin “Zahir Pajaziti”, në qendër të Prishtinës.

FIBA 3x3 Women’s Series është ngjarja numër një në basketbollin profesionist të 3x3 në konkurrencën e femrave. Edicioni filloi në maj dhe përfundon në shtator.

Për Kosovën do të paraqiten: Saranda Daci, Enisa Kamerolli, Agnesa Rrahmani dhe Sara Vraniqi.

Kjo është hera e parë që Kosova garon në FIBA 3x3 Women’s Series, ku ndeshja e parë do të jetë ndaj Holandës nga ora 17:25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat