12-shja e Kosovës A për ndeshjen kundër Zvicrës, mungon një lojtar

Basketboll

12-shja e Kosovës A për ndeshjen kundër Zvicrës, mungon një lojtar

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 22:15
Lista e lojtarëve

Përzgjedhësi i Kosovës, Rami Hadar, ka shpallur listën përfundimtare për ndeshjen kundër Zvicrës.

Kjo sfidë do të zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:45 në “Sezai Surroi” në Prizren.

Hadar ka shpallur listën me 12 lojtarë pas stërvitjes së fundit.

Dje ka pësuar një lëndim Erjon Kastrati, dhe e ka të pamundur të luajë për helvetikëve.

Gjithsesi ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, që zhvillohet më 26 korrik në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat