Mbahet aktiviteti “Basketball for Good” në Prishtinë

Basketboll

Mbahet aktiviteti “Basketball for Good” në Prishtinë

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 21:06
Pamje nga aktiviteti

Në Prishtinë është mbajtur aktiviteti në kuadër të “Basketball for Good”.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë shtetet të cilat janë duke garuar në Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16. Aktiviteti është mbajtur para palestrës “1 Tetori”, aty ku po zhvillohen ndeshjet e Evropianit.

Ekipet pjesëmarrëse kanë mbjellur nga një lule, si aksion simbolik për të mbrojtur natyrën dhe për të ruajtur gjelbërimin, derisa Toka po kanoset nga ndryshimet klimatike.

Këshilltarja Ligjore për Sport në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Enea Hajdari, ka folur për rëndësinë e këtij projekti dhe sa e rëndësishme është të ruajmë ambientin.

Hajdari ka qenë pjesë e FIBA Foundation European Youth Leadership Program, aty ku është folur për “Basketball for Good”, dhe është vendosur që të gjithë pjesëmarrësit e kësaj Punëtorie të zhvillojnë aktivitete, në kuadër të Kampionateve Evropiane për grupmosha të reja që zhvillohen gjatë verës.

“Basketball for Good” është në kuadër të FIBA Foundation.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat