Pas vazhdimeve Kosova U-18 mposhtet nga Zvicra

Basketboll

Pas vazhdimeve Kosova U-18 mposhtet nga Zvicra

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 23:17
Pamje nga ndeshja

Kosova U-18 mposhtet nga Zvicra me rezultat të ngushtë 84:85 (9:22, 10:16, 27:20, 24:12, 14:15).

Djemtë U-18 treguan karakterin luftarak në parket, por në fund pësuan për vetëm një pikë.

Sfida ka qenë dramatike, ku Dardanët nuk e nisën ndeshjen mirë, duke pësuar në pjesën e parë 19:38, por u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë për të kaluar në epërsi 65:63, megjithatë zviceranët sërish kaluan në epërsi, por një treshe nga Jon Ismajli barazoi shifrat në 70:70, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Edhe në vazhdime ishte një përballje interesante dhe e baraspeshuar, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, por në fund Ismajli nuk shënoi për tri pikë dhe Zvicra fitoi 84:85.

Lojtarët më të dalluar te Kosova ishin Jon Ismajli me 23 pikë e nëntë kërcime, si dhe Rron Dahsyla me 23 pikë e 12 kërcime.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për vendet 17-22 në Kampionatin Evropian, Divizioni B për U18M, që po zhvillohet në Portugali/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat