Neglizhenca dhe tallja në KB Rahoveci nuk po ndalet

Basketboll

Neglizhenca dhe tallja në KB Rahoveci nuk po ndalet

Shaip Shala Nga Shaip Shala Më 2 gusht 2023 Në ora: 16:09
Palestra në Rahovec

Afati kalimtar deri më 4 gusht, thiret Kuvendi për 5 gusht!

Neglizhenca dhe tallja me qasjen ndaj krizës në KB Rahoveci nuk ka të ndalur.

Ndonëse Bordi i klubit ka dhënë dorëheqje, mbrëmë është shpërndarë ftesa për mbajtjen e Kuvendit, për 5 gusht, ndërkaq të vetëdijshëm se afati kalimtar për basketbollistët është 4 gusht deri në ora 24:00.

Image

Ftesa

Ftesa e dërguar është pa logo të klubit, pa asnjë faksimil, dhe pika të rendit të ditës, ashtu që krijojnë përshtypjen se kuvendi të mbahet sa për sy e faqe, pa futur në rendin e ditës raportin financiar.

Por, duke thirrur kuvendin një ditë pas afatit kalimtar, bordi i dorëhequr me këtë dëshiron që KB Rahoveci të shuhet, dhe ata të largohen pa therë në këmbë dhe pa dhënë përgjegjësi askujt dhe pa fije turpi apo mungesë morali para qytetarëve!

Njeriu tenton të jetoj me faqe bardhë dhe nder, por juve anëtar të bordit të dorëhequr, keni borxhin moral t’u drejtoheni individualisht qytetarëve dhe basketbolldashësve për debaklin e klubit, duke filluar nga menaxheri Adrian Sharku e me rend! 

Përndryshe, duhet të ju vret ndërgjegjja dhe mallkimi i basketbolldashësve dhe emri i palestrës, i dëshmorit ‘Mizahir Isma!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat